Kush është Hashem Safieddine, udhëheqësi i ri i mundshëm i Hezbollahut?

Vrasja e liderit të Hezbollahut, Hassan Nasrallah në sulmet ajrore në një periferi të Bejrutit të premten ka vënë në qendër të vëmendjes njeriun që konsiderohet gjerësisht si trashëgimtari i tij, Hashem Safieddine.
Tani ai përballet me sfidën e zgjedhjes së një drejtuesi të ri pas goditjes më të rëndë që grupi është përballur në historinë e tij 42-vjeçare.
Grupi terrorist i mbështetur nga Irani konfirmoi se Nasrallah, i cili e udhëhoqi atë për 32 vjet, ishte vrarë në sulmin e së premtes. Tani ajo përballet me sfidën e zgjedhjes së një lideri të ri pas goditjes më të rëndë që është përballur në historinë e saj 42-vjeçare.
Si kreu i këshillit ekzekutiv, Safieddine mbikëqyr çështjet politike të Hezbollahut. Ai gjithashtu është në Këshillin e Xhihadit, i cili menaxhon operacionet ushtarake të grupit.
Safieddine është një kushëri i Nasrallahut.
Departamenti Amerikan i Shtetit e “emërtoi” atë terrorist në vitin 2017 dhe në qershor ai kërcënoi një përshkallëzim të madh kundër Izraelit pas vrasjes së një komandanti tjetër të Hezbollahut.
Deklaratat publike të Safieddine shpesh pasqyrojnë qëndrimin militant të Hezbollahut dhe përafrimin e tij me kauzën palestineze.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



