Lufta e Izraelit në Liban, SHBA dhe Franca punojnë për planin e armëpushimit

Botë | 2 vite më parë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Franca po punojnë për propozimet e armëpushimit për të zgjidhur përshkallëzimin e luftimeve në Liban.  Propozimi përfshin një armëpushim në veri për t’i dhënë një zgjidhje diplomatike. Zyrtarët shtojnë se deri më tani nuk është bërë ndonjë përparim domethënës. 

Nga ana e tij, kryeministri britanik Keir Starmer duke folur për mediat në Nju Jork përpara fjalimit të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara ka shprehur shqetësimin për përshkallëzimin “pothuajse orë pas ore” të konfliktit midis Izraelit dhe Hezbollahut në Liban, ndërsa përsëriti thirrjet për një armëpushim.

“Këtu në Nju Jork, në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së dhe duke qenë shumë, shumë i qartë, kjo është një situatë e rrezikshme tani dhe të gjitha palët duhet të tërhiqen nga pragu për të përshkallëzuar”, ka theksuar Starmer.

Ai shtoi se konflikti “duhet të zgjidhet me mjete diplomatike”.

“Por unë jam shumë i shqetësuar për përshkallëzimin në rritje, i cili nuk është vetëm ditë pas dite, por pothuajse orë pas ore për momentin” tha Starmer.

Ndërkaq, ushtria izraelite ka bërë të ditur se ka sulmuar 280 objektiva të Hezbollahut. Në përditësimin e fundit operacional, Forcat e Mbrojtjes të Izraelit kanë shpjeguar se avionët  luftarakë kanë sulmuar rreth 280 objektiva të Hezbollahut në Liban të mërkurën.

Midis vendeve të sulmuara të mërkurën ishin 60 objektiva të përdorur nga inteligjenca e Hezbollahut.

Ministri libanez i Shëndetësisë ka theksuar se të paktën 51 persona u vranë dhe më shumë se 220 u plagosën në sulmet izraelite në Liban të ditës së sotme.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme