Marrëveshja për pengjet me Hamasin, zyrtarët izraelitë: SHBA ka dorëzuar një propozim të ri

Zyrtarët izraelitë kanë bërë të ditur se administrata e presidentit Joe Biden i ka dërguar Tel Avivit draft tekstin e një propozimi të ri për lirimin e pengjeve dhe armëpushimin
Raporti konfirmohet përmes zyrtarëve izraelitë sipas të cilëve Izraeli është ende duke e shqyrtuar propozimin dhe nuk ka dhënë ende një përgjigje.
Ndryshe nga propozimi që administrata Biden kishte bërë që nga maji, ky nuk është i ndarë në tri faza, transmetojnë mediat izraelite.
Në fillim të këtij muaji, Gal Hirsch u ofroi zyrtarëve amerikanë një propozim që do të lironte të gjithë pengjet menjëherë dhe t’i jepet fund luftës pasi udhëheqësit e Hamasit të largoheshin nga Palestina edhe pse Hirsch nuk është pjesë e ekipit negociator mes Izraelit dhe Hamasit për lirimin e pengjeve dhe vendosjen e armëpushimit.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




