Zelensky në SHBA, do ti prezantojë “planin e fitores” Bidenit, Harris dhe Trump

Botë | 2 vite më parë

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky do të prezantojë atë që ai e quajti “planin e tij për fitore” fillimisht presidentit, Joe Biden e më pas Kongresit dhe dy kandidatëve në zgjedhjet amerikane , Zëvendëspresidentes Kamala Harris dhe ish-presidentit Donald Trump, gjatë një vizite në SHBA, këtë javë.

“Kjo vjeshtë do të përcaktojë të ardhmen e kësaj lufte,” tha Zelensky në një postim në X.

Në një deklaratë përpara vizitës, udhëheqësi ukrainas parashikoi tre elementë të këtij plani fitoreje.

Ai renditi donacione të tjera armësh për ushtrinë, përpjekjet diplomatike për të detyruar Rusinë në paqe dhe për të mbajtur Moskën përgjegjëse për pushtimin në shkallë të plotë të vendit të tij në vitin 2022.

Vizita e presidentit ukrainas në SHBA,  ku ai do të marrë pjesë gjithashtu në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së – përkon me përpjekjet e Shtëpisë së Bardhë për të përgatitur një paketë të re ndihme ushtarake prej 375 milionë dollarësh për Ukrainën.

SHBA ka qenë donatori më i madh i huaj për Ukrainën dhe deri më sot ka dhënë 56 miliardë dollarë (42 milionë £) për mbrojtjen e Ukrainës.

Pas vizitës së tij në Uashington, Zelensky pritet të shkojë në Nju Jork dhe Kombet e Bashkuara, ku pritet të marrë pjesë në një takim të Këshillit të Sigurimit, të martën dhe të mbajë një fjalim në Asamblenë e Përgjithshme të mërkurën./BBC

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme