Kandidati francez i së djathtës ekstreme sulmohet gjatë fushatës

Kandidati francez i ekstremit të djathtë Rallz (RN), Herve Breuil është sulmuar gjatë fushatës elektorale në qytetin industrial të Saint Etienne, afër Lionit.
Breuil është dërguar menjëherë në spital ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore. Sulmuesit e kandidatit të ekstremit të djathtë kishin vendosur maska në fytyrë dhe ende nuk është bërë identifikimi i tyre.
Franca po përgatitet për zgjedhjet e parakohshme legjislative.
Incidenti erdhi mes një vale dhune kundër politikanëve në pjesë të ndryshme të Evropës.
Marine Le Pen e Rally Kombëtar fajësoi “ekstremistët e majtë” për sulmin ndaj Breuil.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



