Vdekja e Navalnyt, zëdhënësi i Kremlinit: Akuzat kundër Putinit të pabaza. S’pranojmë hetim ndërkombëtar

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov, hodhi poshtë akuzat e të vesë së Alexei Navalny kundër Putinit si “absolutisht të pabaza dhe të vrazhda kundër kreut të shtetit rus”.
Yulia Navalnaya deklaroi në një video se ishte Putin ai që vrau burrin e saj. “Ne nuk komentojmë dhe duke pasur parasysh se Yulia Navalnaya është e ve, nuk kam ndërmend të komentoj”, shtoi ai.
Thirrjet e përfaqësuesit të lartë të BE-së për politikën e jashtme, Josep Borrell për një “hetim ndërkombëtar të pavarur” për vdekjen e liderit të opozitës ruse Aleksei Navalny nuk janë të pranueshme për Moskën, tha gjithashtu Peskov. Të hënën, Borrell theksoi se Moska duhet të lejojë një hetim ndërkombëtar për vdekjen e Navalny, pavarësisht pretendimeve të qeverisë se kjo është një çështje e brendshme e vendit.
“Ne nuk pranojmë fare kërkesa të tilla, veçanërisht nga zoti Borrell,” përsëriti Peskov në një konferencë për shtyp.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




