Vriten 2 policë dhe një zjarrfikës në Minesota të SHBA-ve

Dy efektivë policie dhe një zjarrfikës mbetën të vdekur gjatë një sulmi me armë në Burnsville, Minesota të SHBA-ve.
Efektivët kishin marrë një telefonatë pasi një familje ndodhej në rrezik. Sapo kanë mbërritur në adresën e dhënë, dy oficerët e policisë kanë hasur në të shtëna me armë duke mbetur të vdekur së bashku me një zjarrfikës.
Ndërkaq, disa oficerë të tjerë policie kanë mbetur të plagosur.
“Lajm i tmerrshëm nga Burnsville. Ndërsa iu përgjigjën thirrjes së një familjeje në rrezik, dy oficerë policie dhe një zjarrfikës humbën jetën dhe oficerë të tjerë u plagosën”, postoi në internet guvernatori Tim Walz.
Në një deklaratë për mediat thuhet se senatorja e Minesotës Amy Klobuchar dhe burri i saj kanë shprehur ngushëllimet dhe po luten për oficerët e plagosur.
“Ata po bënin punën e tyre. Ata po mbronin komunitetin tonë. Xhoni dhe unë po lutemi për ta dhe familjet e tyre dhe për Burnsville P.D. ”, tha Klobuchar.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




