Presidenti Biden: Putin është përgjegjës për vdekjen e Navalnit

Botë | 3 vite më parë

Presidenti amerikan, Joe Biden reagoi nga Shtëpia e Bardhë pas vdekjes së liderit të opozitës në Rusi, Aleksei Navalni.

“Unë nuk jam i befasuar, por jam i indinjuar nga lajmet,” thotë ai.

Biden thotë se Navalni i rezistoi me guxim dhunës nga regjimi i Putinit, për të cilin u burgos, u helmua – dhe asgjë nga këto nuk e ndaloi atë. Biden lavdëron trimërinë e Navalnit, duke thënë se ai mund të kishte jetuar jashtë vendit në mërgim pasi u helmua në 2020 – por nuk e bëri.

Ai kishte shumë gjëra që Putini nuk i kishte – ai ishte trim, i përkushtuar dhe besonte se një Rusi për të gjithë, ishte për një Rusi “për të cilën ia vlente të luftohej”.

“Mos bëni gabim,”, shtoi Biden: “Putin është përgjegjës për vdekjen e Navalnit.”

Biden, pasi fajësoi Vladimir Putinin për vdekjen e Aleksei Navalnit, dënoi Donald Trump dhe republikanët që kundërshtojnë ndihmën për Ukrainën.

Në komente të shkurtra, Biden e përdori vdekjen e raportuar të Navalnit për t’u bërë thirrje republikanëve që të bëjnë më shumë për të ndihmuar Ukrainën gjatë luftës së saj me Rusinë, duke i paralajmëruar ata se “historia po i shikon”.

“Dështimi për të mbështetur Ukrainën në këtë moment kritik nuk do të harrohet kurrë,” tha ai. “Ne duhet të ndihmojmë, tani.”

Për më tepër, Biden gjithashtu sulmoi drejtpërdrejt rivalin e tij të mundshëm në zgjedhjet presidenciale të nëntorit 2024, Donald Tramp, i cili së fundmi tërhoqi zemërimin e demokratëve dhe aleatëve të NATO-s të SHBA-së duke thënë se ai do të “inkurajonte Rusinë të sulmonte çdo anëtar të NATO-s që nuk arrin të paguajë faturat si pjesë e aleancës ushtarake perëndimore”.

“Kjo është një gjë e egër për tu thënë nga një president”, tha Biden. “Nuk arrij ta kuptoj.”

Përsëri, dashuria e perceptuar e Tramp për Putinin është bërë një pikë e zakonshme bisede mes kritikëve të ish- presidentit.

Kur u pyet nëse qeveria amerikane po shqyrtonte sanksione shtesë ose pasoja të tjera për të ndëshkuar Rusinë nëse vdekja e Navalnit konfirmohet, Biden ofroi pak detaje.

“Ne po shikojmë një numër të plotë opsionesh”, tha ai. “Kjo është gjithçka që do të them tani.” BBC

/rtsh.al/

 

 

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme