Grupi arab gati të prezantojë në OKB rezolutën e re të armëpushimit në Gaza

Botë | 3 vite më parë

Vendet arabe në Kombet e Bashkuara po përgatiten të prezantojnë një rezolutë të Këshillit të Sigurimit që bën thirrje për një armëpushim të menjëhershëm në Gaza.

Rezoluta do të përfshinte gjithashtu ndihmë humanitare dhe do të bllokonte  transferimin e banorëve të Gazës në një vend tjetër – për të cilin vendet arabe këmbëngulin se është ndëshkim kolektiv i detyruar kundër ligjit ndërkombëtar.

Shtetet e Bashkuara kanë deklaruar publikisht se do të kundërshtojnë projekt-rezolutën.

I dërguari palestinez Riyad Mansour tha se grupi kishte bisedime të mira dhe të sinqerta me ambasadorin e SHBA.

Mansour tha se është “koha e fundit” që OKB-ja të veprojë me një rezolutë për armëpushim. dhe tha se “biznesi i brendshëm i SHBA është biznesi i tyre.”

Ndërkaq, Këshilltari Special për Parandalimin e Gjenocidit i bëri jehonë shqetësimeve të shprehura nga zyrtarë të tjerë të lartë të Kombeve të Bashkuara për planet e Izraelit për një inkursion të plotë ushtarak në Rafah, që do të kishte pasoja katastrofike për civilët në zonë.

“Rreziku i kryerjes së krimeve të mizorisë nëse ndodh një inkursion i plotë ushtarak në Rafah, është serioz, real dhe i lartë”, tha këshilltarja speciale Alice Wairimu Nderitu.

Nderitu theksoi gjithashtu nevojën për të liruar të gjithë pengjet pa kushte dhe për të siguruar që ndihma humanitare të arrijë tek ata që kanë më shumë nevojë, si dhe nevojën për të përshpejtuar negociatat në mënyrë që të parandalohet dhuna e mëtejshme dhe të zbatohet një armëpushim i qëndrueshëm.

“Është e domosdoshme që mbrojtja e civilëve të ketë prioritet dhe që ligji ndërkombëtar humanitar të respektohet në çdo kohë. Mjaft me dhunë dhe mjaft vuajtje për ata që janë më të cenueshëm, në Rafah dhe në të gjithë Rripin e Gazës”, tha këshilltari special.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme