Lufta në Gaza, OBSH: S’po hyjmë dot në spitalin Naser që prej 29 janarit

Botë | 3 vite më parë

Zëdhënësi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tarik Jasareviç ka deklaruar se agjencia se OKB-së i është mohuar qasja në spitalin Nasser në Khan Younis që nga 29 janari pasi forcat izraelite e kanë vënë objektin nën rrethim.

“Ne kemi tentuar disa herë të shkojmë atje, por kërkesat tona janë refuzuar. Dëgjuam raporte për rreth 400 pacientë që janë ende atje, se 10 njerëz janë vrarë, se një depo është shkatërruar”, tha Jasareviç për Al Jazeera.

Izraeli ka urdhëruar ata që janë strehuar në spital të evakuohen, por dëshmitarët kanë thënë se zjarri i snajperit izraelit ka vrarë disa njerëz dhe e ka bërë të rrezikshëm zbatimin e urdhrit të evakuimit.

“Sa herë që lëvizim, duhet të marrim leje sigurie për t’u siguruar që mund të arrijmë të sigurt në vendet ku duam të shkojmë. Dhe për shembull, vetëm 40 për qind e kërkesave tona për të shkuar në veri janë lehtësuar nga autoritetet izraelite. Por edhe kur na jepet leja për të shkuar, shpesh ka vonesa në postblloqe,” tha Jasareviç.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme