Lufta, Erdogan: Të vendoset menjëherë armëpushimi në Gaza

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka ripërsëritur thirrjen për një armëpushim duke thënë se “tragjedia njerëzore në Gaza dhe në territoret e pushtuara palestineze ishte në krye të axhendës” në takimin e tij me Abdel Fattah El-Sisi të Egjiptit të mërkurën.
“Duke shpërfillur reagimet, qeveria Netanyahu në mënyrë të pamatur po vazhdon politikën e saj të pushtimit, shkatërrimit dhe masakrës. Prioriteti ynë është të vendosim një armëpushim sa më shpejt të jetë e mundur dhe të dërgojmë ndihma humanitare në Gaza pa asnjë pengesë”, tha Erdogan gjatë një konference për shtyp në Kajro pas takimit.
Erdogan paralajmëroi kundër përpjekjeve për të dëbuar palestinezët nga Gaza.
“Përpjekjet për të dëbuar popullin e Gazës nga tokat e tyre janë të pavlefshme,” tha ai.
Presidenti i Turqisë falënderoi Kajron për mbështetjen e tyre për të ndihmuar Turqinë të dërgojë më shumë se 34,000 tonë ndihma humanitare në Gaza.
“Ne do të vazhdojmë të bashkëpunojmë dhe të solidarizojmë me vëllezërit tanë egjiptianë për t’i dhënë fund gjakderdhjes në Gaza” tha ai.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




