Forcat e Mbrojtjes izraelite: Kemi goditur objektivat e Hezbollahut në Liban, do vijojmë ofensivën

Forcat e Mbrojtjes të Izraelit kanë bërë të ditur se kanë goditur objektivat terroriste të Hezbollahut në Liban, ndërsa shefi i shtabit të IDF-së paralajmëroi për një ofensivë të vazhdueshme kundër objektivave në Liban.
Hezbollahu, një grup i armatosur i mbështetur nga Irani që është një forcë rajonale më vete, nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin dhe as nuk ka komentuar mbi sulmin.
“Fushata e ardhshme do të ketë një ofensivë shumë të fortë dhe ne do të përdorim të gjitha mjetet dhe aftësitë tona” tha shefi i shtabit të IDF, gjenerallejtënant Herzi Halevi, gjatë një takimi me udhëheqësit lokalë në Izraelin verior.
“Ka ende një rrugë të gjatë për të bërë dhe ne do ta bëjmë atë së bashku”, ka theksuar ai.
Sulmet pasuan një sulm vdekjeprurës me raketa në qytetin verior izraelit të Safed, për të cilin IDF tha se e kishte origjinën nga territori libanez.
“Pak kohë më parë, avionët luftarakë të IDF-së goditën një seri objektivash terroriste të Hezbollahut në zonat e Jabal el Braij, Houneh, Dunin, Aadchit dhe Souaneh. Midis objektivave të goditura ishin komplekset ushtarake, dhomat e kontrollit operacional dhe infrastruktura terroriste e përdorur nga terroristët e Hezbollahut. Disa objektiva i përkisnin Forcave Redëan”, thuhet në një deklaratë të IDF.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




