Izraeli “planifikon” që enklava të sundohet nga fise, jo nga entitete politike

Botë | 3 vite më parë

Bombarimet izraelite në Gaza vijuan edhe në ditën e dytë të këtij viti. Në 24 orët e fundit u raportua për më shumë se 200 të vrarë, duke e çuar numrin e viktimave në më shumë se 22 mijë e 200. 

Gjendja në Rripin e Bllokuar të Gaza është pranë kastastrofës së plotë, teksa më mijëra njerëz po vuajnë nga uria. Zëdhënësi i Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Ndihmë për Refugjatët, tha se vetëm gjatë kësaj javë kanë filluar të arrijnë ndihmat humanitare në veri të enklavës. Megjithatë, ai tha se kjo ndihmë mund të plotësojë vetëm 7 për qind të nevojave ushqimore dhe humanitare në rajon.  

Ndërkohë, mediat izraelite kanë zbuluar një plan të ushtrisë izraelite, sipas të cilit forcat izraelite mund ta ndajë Gazan në zona të sunduara nga fise ose klane dhe jo nga një entitet të vetëm politik. Sipas transmetuesit publik KAN, plani është hartuar nga ushtria izraelite dhe pritet ti paraqitet kabinetit qeverisës. 

Tel Avivi ende nuk ka komentuar mbi raportimin, por kryeministri Benjamin Netanyahu ka thënë në disa raste se ai nuk do të lejojë Autoritetin Palestinez, i cili kontrollon Bregun Perëndimor të pushtuar, të ketë ndonjë rol në qeverisjen e Gazës në periudhën e pasluftës. 

Qëndrimi i Netanjahut bie ndesh me qëndrimin e SHBA-së, e cila ka sugjeruar që Autoriteti Palestinez duhet të sundojë mbi enklavë pas përfundimit të konfliktit, i cili filloi pas ofensivës ndërkufitare të 7 tetorit nga Hamasi.

Gazetar Artur Mata

/ rtsh.al /


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme