Ish-drejtori i CIA-s: Izraeli të shkatërrojë Hamasin dhe të rindërtojë Gazën

Botë | 3 vite më parë

Ish-shefi i CIA-s David Petraeus ka deklaruar se Izraeli duhet të arrijë misionin e tij për të shkatërruar Hamasin dhe të shpëtojë pengjet.

Ai e ka krahasuar luftën e Izraelit me betejën kundër të ashtuquajturit Shteti Islamik.

“Nëse shikoni rastin e Mosulit dhe shkatërrimit të Shtetit Islamik, mendoj se Hamasi mund të krahasohet me këtë, megjithëse është një analogji e papërsosur, por nëse ky është modeli, duhet të shkatërruar Hamasi”, është shprehur Petraeus.

Mosuli u rimor nga ushtria irakiane, e ndihmuar nga avionët luftarakë të koalicionit të udhëhequr nga SHBA, në vitin 2017 gjatë një operacioni të madh ushtarak që la zona të mëdha në gërmadha dhe vrau mijëra civilë.

Petraeus thotë se pas luftës, Gaza do të duhet të rindërtohet. Megjithatë, pasi Hamasi të jetë shkatërruar, mund të duhet të jetë Izraeli ai që ta rindërtojë Gazën për shkak të mungesës së alternativave, transmeton BBC.

Gjithashtu Petraeus e ka cilësuar si një shqetësim shumë legjitim që operacioni ushtarak i Izraelit në Gaza mund të radikalizojë brezat e ardhshëm.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme