Rusia dhe Irani do të përdorin monedhat e tyre në tregti

Botë | 3 vite më parë

Irani dhe Rusia kanë arritur një marrëveshje për të tregtuar në monedhat e tyre në vend të dollarit, njoftuan sot media shtetërore iraniane .

Marrëveshja, thanë ata, u finalizua gjatë një takimi midis guvernatorëve të bankave qendrore të dy vendeve në Rusi.

Si Irani ashtu edhe Rusia janë subjekt i sanksioneve të SHBA-së.

“Bankat dhe institucionet financiare tani mund të përdorin infrastrukturën, duke përfshirë sistemet ndërbankare që nuk janë pjesë e sistemit ndërkombëtar ndërbankar SWIFT për të kryer transaksione në monedha vendase,“

Anëtarët e Bashkimit Ekonomik Euroaziatik (EEU) të udhëhequr nga Rusia nënshkruan një marrëveshje gjithëpërfshirëse të tregtisë së lirë me Iranin në 25 dhjetor.

Irani është bërë jashtëzakonisht i rëndësishëm për Kremlinin pasi sanksionet perëndimore të vendosura për luftën e Moskës në Ukrainë kanë kufizuar rrugët tregtare të Rusisë jashtë vendit dhe e kanë detyruar atë të kërkojë tregje jashtë Evropës.

Autoritetet iraniane kanë thënë se bashkëpunimi ushtarak me Rusinë po zgjerohet. Irani kishte thënë në nëntor se kishte finalizuar marrëveshjet që Rusia ta furnizonte atë me avionë luftarakë Su-35, helikopterë sulmues Mi-28 dhe avionë trajnues Yak-130.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme