Krahasoi Netanjahun me Hitlerin, Presidenti izraelit-Erdoganit: Thellësisht ofendues

Botë | 3 vite më parë

Krahasimi i kryeministrit izraelit Benjamin Natanjah me liderin nazist Adolf Hitler nga Presidenti i Turqisë, Tayip Erdogan, është konsideruar nga Izraeli si “thellësisht ofendues”.

Presidenti izraelit Isak (Issac) Herzog ka dënuar deklaratat e Erdogan duke i cilësuar si fyese për kujtimin e miliona hebrenjve që humbën jetën në duart e nazistëve.

“I dënoj ashpër dhe i hedh poshtë plotësisht fjalët e presidentit turk Erdogan. Në të gjithë historinë njerëzore, Holokausti qëndron i vetëm në tmerrin dhe madhështinë e tij, dhe fjalët e tij janë thellësisht fyese për çdo hebre anembanë botës dhe për kujtimin e miliona hebrenjve që humbën jetën në duart e nazistëve.

Urdhri “Kurrë më” mbetet një imperativ për shtetin e Izraelit – shtetin kombëtar të popullit hebre – i cili është i përkushtuar për sigurinë dhe mbrojtjen e çdo hebreu. Nuk ka luftë më të drejtë se lufta kundër organizatës terroriste Hamas, e cila vrau brutalisht dhe barbarisht hebrenjtë, si dhe myslimanët, dhe ata të besimeve dhe kombësive të tjera”, tha Herzog.

Presidenti turk ka kritikuar këtë të mërkurë (27 dhjetor)  kryeministrin izraelit për sulmet e Izraelit në Gaza.

“Çfarë ke ndryshe nga Hitleri?”, tha Erdogan në fjalën e tij në një ceremoni të ndarjes së çmimeve shkencore në Ankara.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme