Lufta/ Ekipi i avokatëve ukrainas depozitojnë në Hagë dosjen për Vladimir Putinin

Botë | 3 vite më parë

Pas pushtimit brutal të Ukrainës nga Rusia, një ekip avokatësh ukrainas u mblodhën së bashku në një tren nga Kievi, duke hartuar çështjen e tyre për Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.

“Nuk ishte detyra më e lehtë, sigurisht, dita e dytë ose dita e tretë e pushtimit të plotë të Rusisë, por ne e bëmë atë” tha Anton Korynevych, avokati më i lartë i Ukrainës në GJND, i cili ngriti çështjen në Hagë më 26 shkurt 2022.

“Ne e kuptuam se, sigurisht, fusha kryesore e betejës është në terren… Por ne gjithashtu kuptuam se ne avokatët e qeverisë duhej të bënim punën tonë dhe ne duhej të ndiqnim drejtësinë,” tha Korynevych për AFP në një intervistë në ambasadën e Ukrainës në Hagë, transmeton Al Jazeera. 

Rasti i Ukrainës në GJND është se Presidenti Vladimir Putin abuzoi me Konventën e OKB-së për gjenocidin duke përdorur një gjenocid të supozuar në Ukrainën lindore si pretekst për pushtim. GJND-së mund t’i duhen muaj për të vendosur nëse ka juridiksion.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme