Kontrabandë dhe vjedhje, Italia shkatërron grupin kriminal, arrestohen 5 shqiptarë

Autoritetet antimafia në Itali kanë shkatërruar një rrjet kriminal të dyshuar për lidhje me kontrabandistët shqiptarë të drogës dhe për kryerjen e një sërë vjedhjesh në shtëpi luksoze,
Autoritetet thanë se arrestuan tetë persona pesë shtetas shqiptarë, një nga Maqedonia e Veriut dhe dy italianë pas një hetimi që filloi në nëntor të vitit 2019. Hetimi u fokusua në trafikun e drogës në rrugën midis Shqipërisë dhe rajonit jugor italian të Pulias, thanë prokurorët italianë.
Autoritetet zbuluan se të arrestuarit kishin shitur sasi të mëdha kokaine dhe marihuane në Itali, një pjesë e së cilës kontrabandohej nga Shqipëria. Ata zbuluan gjithashtu se të dyshuarit po drejtonin një plantacion marihuane në një zonë natyrore pranë Romës.
Nga hetimet u zbulua gjithashtu se kriminelët e dyshuar kishin kryer vjedhje të shumta në shtëpitë luksoze italiane, veçanërisht në Romë, duke vjedhur shufra ari, ora luksoze, dhe sende të çmuara. Autoritetet konfiskuan sasi ari dhe argjendi, me gjasë gati për t’u shitur në tregun e zi, më shumë se një kilogram kokainë dhe marihuanë dhe 15.000 euro para të gatshme.
Gazetar A. Mata
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




