Regjistrohen lëkundje tërmeti në Napoli të Italisë, nuk raportohet për dëme

Botë | 3 vite më parë

Lëkundje tërmeti janë regjistruar në zonën Kampi Flegrei, pranë Napolit. Goditja ka qenë me magnitudë 4.2 ballë dhe thellësi 3 km, ndërsa u regjistrua rreth orës 3:35 të mëngjesit.

Zona Kampi Flegrei, prej kohësh është goditur nga një sërë lëkundjesh tërmeti. Pas lëkundjes kryesore, u regjistruan edhe një sërë pas lëkundjesh të tjera, por me magnitudë më të vogël, 2 dhe 2.2 ballë.

Sipas Departamentit italian të Mbrojtjes Civile, nuk janë regjistruar dëme në ndërtesa.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme