Lufta me Rusinë/ Norvegjia jep 92 milionë dollarë ndihmë humanitare për Ukrainën

Botë | 3 vite më parë

Norvegjia ka premtuar 1 miliard korona norvegjeze (92 milionë dollarë) për financimin humanitar për Ukrainën për të ndihmuar vendin të kalojë një dimër tjetër lufte.

Financimi po kanalizohet nëpërmjet OKB-së, duke përfshirë Fondin Humanitar të Ukrainës dhe Lëvizjen Ndërkombëtare të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe”, tha qeveria e Oslos.

“Mbështetja kryesore do t’u ofrohet organizatave lokale të shoqërisë civile në Ukrainë dhe njerëzve më të cenueshëm, fëmijëve, refugjatëve dhe të zhvendosurve brenda vendit, duke ndihmuar për të siguruar që ata të kenë akses në strehim, ushqim, ujë dhe kanalizime, arsim, kujdes shëndetësor, dhe mbështetje psikosociale, si dhe mbrojtje kundër dhunës seksuale dhe dhunës me bazë gjinore”, thuhet në njoftimin për shtyp.

Sigurimi i ndihmës u njoftua në Takimin e Tretë të Zyrtarëve të Lartë Humanitar (SOM) të Ukrainës në Oslo, të bashkë-organizuar nga Norvegjia dhe Bashkimi Evropian.

Kombet e Bashkuara vlerësojnë se më shumë se 17 milionë njerëz në Ukrainë kanë nevojë për ndihmë humanitare./CNN

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme