Lavrov: Rusia është e interesuar për t’i dhënë fund konfliktit në Ukrainë

Botë | 4 vite më parë

Rusia është e interesuar për t’i dhënë fund konfliktit në Ukrainë, sa më shpejt të jetë e mundur. Kështu deklaroi sot ministri i Jashtëm Sergey Lavrov gjatë një konference për shtyp me homologun brazilian Mauro Vieira në Brasilia.

Lavrov tha se Rusia është mirënjohëse për dëshirën e Brazilit për të kontribuar në kërkimin e zgjidhjeve të mundshme. Ministri i Jashtëm rus pritet të takohet edhe me presidentin brazilian Luiz Inacio Lula da Silva.

Nga ana tjetër, Ukraina ka thënë vazhdimisht se paqja do të arrihet vetëm nëse Rusia rivendos kufijtë e vendit dhe Kievi rimer Krimenë.

“Paqja e vërtetë do të thotë rivendosja e kufijve të njohur ndërkombëtarisht të Ukrainës. Paqja e vërtetë do të thotë një atdhe i sigurt për njerëzit e shënjestruar në Krimenë ukrainase”, tha ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba në një fjalim javën e kaluar në Konferencën e Sigurisë së Detit të Zi në Bukuresht.

“Përsërita qëndrimin e Brazilit për të kontribuar në një zgjidhje paqësore të konfliktit, duke kujtuar manifestimet e Presidentit Lula në kërkimin e formimit të një grupi vendesh mike për të ndërmjetësuar negociatat midis Rusisë dhe Ukrainës” tha Vieira në një konferencë shtypi televizive, transmeton CNN.

Vieira theksoi gjithashtu qëndrimin e Brazilit kundër sanksioneve të njëanshme.

“Masat e tilla, përveç që kanë miratimin e Këshillit të Sigurisë së Kombeve të Bashkuara, kanë një ndikim negativ edhe në ekonominë në mbarë botën, e veçanërisht në vendet e pazhvilluara, shumica e të cilave nuk janë rikuperuar plotësisht nga pandemia. ”, tha Vieira.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme