Reshjet e shiut në Gjirokastër, problem me energjinë elektrike në fshatin Pepel, OSHEE në terren

Moti i keq ka sjellë probleme për furnizimin me energji elektrike në një fshat të Njësisë Administrative Dropull i Sipërm.
Sipas informacionit mbi situatën në Qarkun e Gjirokastrës, OSHEE ka ndërhyrë dhe po punon për rikthimin e energjisë në fshatin Pepel. Ndërkohë, gjatë natës dhe orëve të para të mëngjesit, në të gjithë territorin e qarkut janë regjistruar reshje shiu me intensitet të ulët.
Nga bashkitë e qarkut dhe OSHEE nuk raportohen problematika të tjera, ndërsa situata vijon të monitorohet nga strukturat përkatëse.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




