Xi Jinping në Moskë, SHBA: T’i ushtrojë presion Putinit t’i japë fund pushtimit të Ukrainës

Botë | 4 vite më parë

Ndërsa presidenti kinez, Xi Jinping ka zhvilluar takim me presidentin rus, Vladimir Putin, SHBA i ka kërkuar presidentit kinez t’i ushtrojë presion Putinit t’i japë fund pushtimit të Ukrainës.

“Xi duhet t’i kërkojë Rusisë që t’i japë fund pushtimit të Ukrainës nëse dëshiron të luajë ndonjë rol konstruktiv në konflikt. Ndjekja e kartës së OKB-së do të thotë se Rusia duhet të tërhiqet nga e gjithë Ukraina”, tha Zëdhënësi i Sigurisë Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, John Kirby.

SHBA nuk e ka mirëpritur idenë e një armëpushimi pasi sipas tij, i jep Putin kohën dhe hapësirën që i nevojitet për t’u përpjekur për të ripajisur, për të rindërtuar, për të kompensuar shpenzimet e burimeve.

“Një armëpushim tani, duke ngrirë linjat aty ku janë, në thelb i jep Putin kohën dhe hapësirën që i nevojitet për t’u përpjekur për të ripajisur, për të rindërtuar, për të kompensuar shpenzimet e burimeve.Ne nuk kemi parë asgjë që Xi dhe Putin kanë thënë për të na bërë të besojmë se lufta në Ukrainë do të përfundojë së shpejti”, tha Kirby ndërsa shton se është e qartë se të dy vendet “do të donin ta shihnin botën të luante sipas rregullave të tyre”./Sky News

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme