Kinë/ Mblidhet Kongresi Popullor, Xi Jinping thirrje: Ushtria të bëhet “mur i fortë çeliku”

Presidenti kinez, Xi Jinping, dëshiron ta kthejë ushtrinë kineze në një “mur të fortë çeliku”. Këtë deklaratë e tha teksa mbajti një fjalim në Kongresin Popullor.
“Ne duhet të promovojmë modernizimin e mbrojtjes kombëtare dhe formësimit të ushtrisë, dhe të ndërtojmë ushtrinë si mur të fortë çeliku që ruan sovranitetin kombëtar, sigurinë dhe interesat zhvillimore”, tha Xi.
Këtë vit, Kongresi ka miratuar një rritje prej 7.2 për qind në shpenzime ushtarake, shifër më e madhe sesa ishte planifikuar në të kaluarën. Ai përmendi edhe planet e Pekinit për “unifikim” me Tajvanin, ndonëse foli me ton të kujdesshëm.
“Ne duhet ta implementojmë një strategji të partisë për zgjidhjen e çështjes së Tajvanit në epokën e re, të ecim drejt parimit të një Kine dhe konsensusit të vitit 1992, dhe të promovojmë një zhvillim paqësor të marrëdhënieve, të kundërshtojmë ndërhyrjen e forcave të jashtme dhe të çojmë përpara procesin e unifikimit të tokës armë”, tha ai para gati 3.000 delegatëve të Kongresit.
Tajvani, ishull që vetëqeveriset, nuk ka qenë kurrë pjesë e Kinës. Ky shtet e ka qeverinë e vet prej vitit 1949, mirëpo Pekini e konsideron Tajvanin vend me 23 milionë banorë, si pjesë të territorit të tij. Pas luftës së Rusisë në Ukrainë e cila ka nisur më 24 shkurt 2022 ka pasur shqetësime se edhe Kina mund të përdorë forcën ushtarake për të zgjidhur pretendimet territoriale me Tajvanin.
/rtsh/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




