Vrau gruan dhe djalin e tij, dënohet me burgim të përjetshëm avokati amerikan

Botë | 4 vite më parë

Avokati i Karolinës së Jugut është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e gruas dhe djalit të tij. Përveç akuzës për vrasjen e dyfishtë, Alex Murdaugh përballet me gati 100 akuza për mashtrime financiare, duke nisur nga ajo për vjedhje dhe përvetësim që datojnë një dekadë më parë.

Ai pranoi se kishte vjedhur miliona nga klientët dhe kolegët ndërsa dëshmonte në gjyqin e tij për vrasjen, transmeton BBC

Të marra së bashku, këto keqpërdorime të supozuara financiare mund të përbëjnë një dënim tjetër me dekada burg.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme