Dënohet me 10 vite burg, fituesi i çmimit Nobel për Paqen, Ales Bialiatski

Një gjykatë në Minsk ka dënuar me 10 vite burg fituesin e çmimit Nobel për Paqen, presidentin, Ales Bialiatski, si pjesë e përpjekjeve të presidentit, Aleksandër Lukashenko, për të spastruar kundërshtarët e tij pas protestave pro demokracisë që u mbajtën në vitin 2020 kundër sundimit të tij.
Bialiatski, një aktivist pro demokracisë, është themeluesi i Viasna-s, grup i njohur për të drejtat e njeriut në vendin autoritar. Ai u ndalua korrikun e viti të shkuar dhe ndaj tij u ngrit akuza e kotnrabandimit të parave cash në Bjellorusi për financimin e aktiviteteve të grupit të tij, por dihet gjerësisht se arsye e ndalimit të tij është kundërshtia ndaj sundimit të lukashenkos.
Sviatlana Tsikhanouskaya, liderja opozitare që ndodhet në azil, shkruajti në Twitter se dënimi i mbrojtësve të të drejtave të njeriut, përfshi edhe lauratin e çmimit Nobe, Ales Bialiatski është alarmues.
“ Ales ia ka dedikuar jetën luftës kundër tiranisë. Ai është heroi i vërtetë i Bjellorusisë dhe do të nderohet për shumë kohë pasi diktatori të harrohet”, theksoi ajo.
Bashkë me Bialiatski-n janë dënuar edhe tre aktivistë të tjerë të Viasna-s. Tetorin e shkuar, Bialiatski-t iu dha çmimi Nobel për Paqen sëbashku me organizatën ruse të të drejtave të njeriut “Memorial” dhe organizatën ukrainase, Qendra për Liritë Civile.
/rtsh/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




