“Kërcënimet e Kremlinit të papranueshme”

Botë | 4 vite më parë

“Kërcënimet e Kremlinit për përdorim të armëve bërthamore në luftën që po vijon në Ukrainë janë të papranueshme”. Kështu u shprehën njëzëri, këtë të premte, ministrat e Jashtëm të SHBA-së, Japonisë, Australisë dhe Indisë, të cilat janë pjesë e grupit të partneritetit të ashtuquajtur katërshja, në një deklaratë ku për herë të parë dënohen në këtë nivel, indikacionet e vazhdueshme të Moksës për dislokim të arsenalit të saj bërthamor në Europë.

“Diskutuam përgjigjien ndaj konflitkit në Ukrainë, vuajtjen njerëzore që ai po shkakton si dhe dolëm në përfundimin se përdorimi apo kërcënimi për përdorim të armëve bërthamore është i papranushëm”, u shprehën ministrant e katër vendeve, që u takuan gjatë punimeve të G20-ës në Nju dehli të Indisë,

Deklarata e përbashkët e sekretarit amerikan te shtetit, Antony Blinken dhe homologëve të tij nga japonia, Australia dhe India vjen një ditë pasi ministrat e vendeve të G20 nuk arritën consensus mbi luftën në Ukrainë dhe e mbyllën takimin e tyre pa ndonjë marrëveshje të përbashkët për konfliktin.

Ministrat e katër vendeve, gjithashtu, shprehën shqetësim për militarizimin e ujërave rreth kinës, ku vunë theksin tek rëndësia e respektimit të ligjit ndërkombëtar në detin e Kineës jurgore dhe lindore.

Pa përmendur në mënyrë të drejpërdrëjte Kinën, e cila në mënyrë të përsëritur ka akuzuar SHBA-në për përdorim grupit të katërshes kundër fuqive aziatike në rritje, deklarata kundërshton çdo veprim të njëashëm që kërkon të ndryshojë status kuo-në ose të rrise tensioned në atë rajon.

Kina pretendon sovranitet mbi gati të gjithë detin e kinës jugore, ku çdo vit kalojnë mjete detare që transportojnë produkte me vlerën e miliarda dollarëve.

/rtsh/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme