Scholz takim me Biden. Ukraina, çështja kryesore e bisedimeve

Kur kancelari gjerman, Olaf Scholz, vizitoi Uashingtonin rreth një vit më parë, forcat ruse akoma nuk kishin hyrën në territorin ukrainas dhe paralajmërimet e Shtëpisë së Bardhë për një pushtim të mundshëm u pritën me skepticizëm.
Këtë të premte(3 mars) kancelari Scholz pritet në një takim konfidencial nga presidenti amerikan Joe Biden pas 12 muajsh transformuese që bënë që Europa të rimendojë sigurinë e saj dhe Gjermania të përjetonte ndryshimet më të mëdha të dekadave të fundit në ushtrinë dhe politikat e saj të energjisë.
Pushtimi rus i Ukrainës e ka ktheyr Sholz, i cili mori detyrën vetëm dy muaj para këtij pushtimi, në një udhëheqës krize, në krye të ekonomisë më të madhe dhe demokracisë më të fuqishme të europës, gjatë konfliktit më të dhunshëm në continent që nga lufta e dytë botërore.
Ky pushtim ka bërë që ai dhe Joe Biden të kenë një marrëdhënie të fortë, e cila mbështete tek kundërshtia ndaj pushtimit rus, po që edhe në disa momente ka qenë e tendosur për mënyrën se si duhej të adresohej ky pushtim.
Zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë thonë se gjatë vitit të fundit, Biden ka zhvilluar një marrëdhënie të qëndrueshme me Sholz, i cili pasoi në detyrë, ish kancelaren Angela merkel. Vetëm në muajin janar, ata kanë folur tre herë me telefon, ndërsa gjatë takimit të kësaj të premteje në Shtëpinë e Bardhë ata pritet të flasin në mënyrë të zgjeruar, kokë më kokë në zyrën ovale.
Çështja kryesore e diskutimit pritet të jetë Ukraina, ku pritet të flasin edhe për bisedat që kanë patur së fundmi me presidentin e atij vendi Volodimir Zelenski, i cili po i kërkon Perëndimit më shumë armë të fuqishme ndërsa po përgatit një kudndërofensivë ndaj Rusisë.
Pritet që dy liderët të diskutojnë edhe informacione të inteligjës që sugjerojnë se Kina po shqyrton mundësinë për ta mbështetur Rusinë me armë, një hap ky për të cilin zyrtarë amerikanë mendojnë se mund të zgjasë më shumë konfliktin.
Ndërkohë këtë të premte, Shtëpia e Bardhë planifikon të njoftojë një tjetër raund ndihme ushtarake për Ukrainës. Sipas zëdhënnësit të Këshillit të Sigurisë Kombëare, John Kirby, paketa e re e ndihmës do të përfshijë së shumti municione për sistemet e armëve që ukrainasit i kanë ndërkohë në dispozicion.
/rtsh/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




