Ndihmoi vëllanë t’i fshihej drejtësisë/ Arrestohet motra e bosit mafioz, Rosalia Messina Denaro

Botë | 4 vite më parë

Pas dy muajsh nga arrestimi i bosit mafioz, Matteo Messina Denaro, autoritetet italiane kanë vënë në pranga motrën e tij, Rosalia, pjesë e shoqatës mafioze.

Sipas hetuesve, Rosalia, e njohur si Rosetta, dyshohet se ka ndihmuar vëllanë e saj që të shmangte arrestimin për vite me radhë, dhe ka menaxhuar paratë cash të familjes, raporton TG24.

Arrestimi i Rosalias vjen pothuajse dy muaj pas arrestimit të vëllait të saj, superbosit Matteo Messina Denaro. Ky i fundit u arrestua më 16 janar, kur u ndalua pranë klinikës private La Maddalena në Palermo pas gati 30 vitesh në arrati.

Arrestimi i Matteo Messina Denaro u bë pikërisht 30 vjet pas atij të Totò Riina, i cili u kap më 15 janar 1993, po në Palermo.

/rtsh.al/

 

 

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme