Anëtarësimi në NATO/ Ministri i Jashtëm turk: Diskutimet me Finlandën dhe Suedinë i rinisim më 9 mars

Botë | 4 vite më parë

Ministri i Jashtëm turk Mevlut Cavusoglu u shpreh sot gjatë një konference për mediat se diskutimet për anëtarësimin në NATO të Finlandës dhe Suedisë rinisin më 9 mars.

Sipas Cavusoglusë, nuk është e që “ne t’i themi po anëtarësimit të Suedisë në NATO pa i parë këto hapa.”

Suedia dhe Finlanda aplikuan vitin e kaluar për t’u bashkuar me NATO-n pas pushtimit të Rusisë në Ukrainë, por të 30 vendet anëtare, përfshirë Turqinë, duhet të miratojnë ofertat e tyre.

Turqia ka thënë se Suedia në veçanti duhet së pari të marrë një qëndrim më të qartë kundër atyre që i sheh si terroristë, kryesisht militantë kurdë dhe një grupi që fajëson për një përpjekje për grusht shteti të vitit 2016.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme