Ukraina përkujton viktimat e luftës, Presidenti merr pjesë në shërbimin ushtarak në Kiev

Botë | 4 vite më parë

Ukraina përkujton sot të gjitha jetët e humbura gjatë 1 viti të pushtimit rus. Presidenti Volodymyr Zelensky ka marrë pjesë në një shërbim në Kiev për të nderuar ushtarakët në shërbim dhe ata që kanë vdekur në luftë, ndërsa ka dhuruar dhe disa medalje për ushtarët dhe udhëheqësit ushtarakë, si dhe familjet e të vdekurve, jashtë Katedrales së Shën Sofisë.

Gjenerali Sir Richard Barrons, ish-komandant i Komandës së Forcave të Përbashkëta të Mbretërisë së Bashkuar, e përshkroi skenën si një kujtim se, kostoja e vërtetë e luftës llogaritet në humbjen e jetëve.

“Është në të vërtetë mjaft e jashtëzakonshme që ata po bëjnë një paradë dhe një shërbim përkujtimor si ky sot, duke qëndruar në hapur në Kiev. Kjo tregon se sa shumë mendojnë se kanë bërë për të zmbrapsur pushtimin rus dhe sa të sigurt janë se si, për sa kohë që Perëndimi vazhdon të mbështesë Ukrainën, Ukraina do të mbizotërojë në fund“, tha ai, citon Skynews.

Me kokat ulur, e duart në gjoks, trupat ukrainase e instruktorët e tyre ushtarakë në Mbretërinë e Bashkuar kanë përkujtuar të gjitha jetët e humbura gjatë pushtimit rus, duke mbajtur dhe një minutë heshtje në nder të viktimave.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme