1 vit luftë/ SHBA jep 2 miliardë dollarë mbështetje për Ukrainën

2 miliardë dollarë ndihmë do të jepen për Ukrainën nga SHBA, si pjesë e ndihmës për sigurinë e saj. Kjo u njoftua nga këshilltari për Sigurinë Kombëtare, Jake Sullivan, ndërsa ndihma vjen për 1-vjetorin e nisjes së pushtimit rus ndaj Ukrainës.
Paketa do të lëshohet nën Iniciativën e Ndihmës për Sigurinë e Ukrainës dhe do të ndihmojë në mbrojtjen e Ukrainës.
Këshilltari për sigurinë kombëtare, Jake Sullivan tha se gjatë vizitës në Kiev “presidenti Joe Biden dhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy patën biseda të thella rreth asaj se çfarë lloj kapacitetesh dhe çfarë lloj trajnimi ka nevojë Ukraina për të qenë e suksesshme për të rimarrë territorin”, raporton Bloomberg.
Ukraina ka kërkuar vazhdimisht avionë luftarakë, ku këshilltari Sullivan bëri të ditur se dy presidentët diskutuan për avionët luftarakë F-16.
“F-16 nuk janë një çështje për luftën afatshkurtër. F-16-të janë një pyetje për mbrojtjen afatgjatë të Ukrainës, dhe kjo është një bisedë që presidenti Biden dhe presidenti Zelenskiy patën”, tha ai.
Sot (24 shkurt) shënohet 1-vjetori i nisjes së luftës ruse mbi Ukrainë, ku si sot një vit më parë ukrainasit u zgjuan nga raketat dhe shpërthimet ruse.
1 vit luftë në Ukrainë, RTSH sjell panoramën e 365 ditëve pas sulmit të Rusisë. Shikoni videon
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




