Presidenti polak: Armët moderne, kyçe për mbrojtjen e Ukrainës kundër Rusisë

Presidenti polak Andrzej Duda ka deklaruar se armët moderne janë kyçe për mbrojtjen e Ukrainës kundër Rusisë. Për të problem mbetet trajnimi i pilotëve ukrainas.
“Ne kemi ende MiG-29, pilotët ukrainas janë të përgatitur t’i operojnë ato sot. Pyetja është se kur pilotët ukrainas do të jenë gati të fluturojnë me avionë modernë sipas standardeve të NATO-s, si F-16, apo Mirage, avionë francezë, apo Eurofighters, apo çdo lloj makinerie tjetër moderne. Kjo është një pikëpyetje, kur pilotët ukrainas do të jenë gati ta bëjnë këtë. Sepse trajnimi i një piloti është shumë më i komplikuar dhe shumë më i gjatë”, tha ai.
Tanket Leopard të Polonisë janë “gati për t’u dërguar” në Ukrainë, tha Duda, duke shtuar se ushtarët ukrainas aktualisht po trajnohen në Poloni për t’i operuar ato tanke.
Megjithatë, Polonia ka “probleme serioze” me marrjen e pjesëve rezervë të tankeve nga Gjermania, shtoi lideri polak.
“Nuk jemi vetëm ne këto probleme janë mjaft të zakonshme. Probleme me leopardët kanë edhe vende të tjera, sepse gjermanët kanë një problem serioz me sigurimin e pjesëve të këmbimit. Ne nuk e kuptojmë këtë situatë, por është kështu. Tani, tanket tona Leopard janë gati për në Ukrainë sot. Në qendrën tonë të trajnimit, ka tankerë ukrainas që stërviten për tanket Leopard, ne po i përgatisim ato tani, po zhvillohet një cikël trajnimi, “tha Duda.
Presidenti polak kujtoi bisedën me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në Kiev më 23 shkurt 2022, një ditë para se Rusia të pushtonte Ukrainën.
“Kur i thashë lamtumirë Volodymyr-it, më tha, ‘Andrzej, nuk e di nëse do të shihemi përsëri.’ Ishte një moment shumë i fuqishëm, një moment emocionues. Dhe më pas më tha: ‘Nëse Putin mendon se do të kontrollojë Ukrainën, do ta pushtojë Ukrainën, ashtu siç bënë me Krimenë në 2014, atëherë ai gabon. Ne kemi tetë vjet përvojë luftarake dhe mijëra njerëz që luftuan në front. Ne do të luftojmë deri në fund, deri në fund.’ Dhe kjo është ajo që ka ndodhur. Dhe ata po luftojnë deri më sot”, tha Duda.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



