Biden: Pezullimi i traktatit të armëve bërthamore nga Putin është një ‘gabim i madh’

Presidenti amerikan, Joe Biden, tha të mërkurën se presidenti rus, Vladimir Putin, bëri një “gabim të madh” duke pezulluar pjesëmarrjen e vendit të tij, në traktatin më të fundit SHBA-Rusi për kontrollin e armëve bërthamore.
Presidenti i SHBA-së ishte në Poloni për të siguruar aleatët e NATO-s, në krahun lindor, se SHBA-të do të qëndrojnë pranë tyre pas pushtimit të dhunshëm të Rusisë ndaj Ukrainës.
Në komentet e tij të para, që nga njoftimi i Putinit një ditë më parë, Biden e dënoi vendimin rus për t’u tërhequr nga traktati, i njohur si START i ri.
Masa pritet të ketë ndikime të menjëhershme në aktivitetet bërthamore ruse.
“Ky është një gabim i madh,”- tha Biden.
Komentet e presidentit erdhën ndërsa ai përfundoi një vizitë katër-ditore në Poloni dhe Ukrainë. Ai u largua nga Polonia të mërkurën në mbrëmje për t’u kthyer në Uashington. Apnews
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




