Perëndimi ndjek me shqetësim takimin/ Putini pret ministrin e Jashtëm kinez: Raportet tona hyjnë në një fazë të re

Presidenti rus Vladimir Putin ka deklaruar se raportet mes Pekinit dhe Moskës janë në një fazë të re të tyre.
“Marrëdhëniet ruso-kineze po zhvillohen siç kemi planifikuar në vitet e mëparshme. Gjithçka po ecën përpara dhe po zhvillohet dhe ne po arrijmë piketa të reja. Marrëdhëniet ndërkombëtare sot janë komplekse, ato nuk janë përmirësuar pas rënies së sistemit bipolar. Përkundrazi, janë bërë më të tensionuara”, u shpreh Putini gjatë një takimit në Kremlin me kryediplomatin kinez Ëang.
Duke folur për tregtinë, Putin tha se “bashkëpunimi në arenën ndërkombëtare midis Federatës Ruse dhe Republikës Popullore të Kinës është shumë i rëndësishëm për stabilizimin e situatës ndërkombëtare.
Udhëtimi i ministrit të Jashtëm kinez Moskë është ndjekur me vëmendje në Perëndim, mes shqetësimeve se afërsia e vazhdueshme midis Kinës dhe Rusisë mund të ndikojë në luftën në Ukrainë.
Megjithëse Kina ka pretenduar paanshmëri lidhur me pushtimin e Ukrainës nga Rusia, ajo ka refuzuar të dënojë Moskën dhe linjën e Kremlinit që fajëson NATO-n për provokimin e konfliktit.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




