Administrata Biden plan për të ruajtur kufijtë nga azilkërkuesit

Administrata e presidentit amerikan Xho Bajden ka paraqitur një plan që do ta bëjë akoma më të vështirë ëpr migrantët të pretendojnë azil kur të hiqen kontrollet kufitare për covid në muajin maj.
Sipas planit, azilkërkuesit në moshë madhore duhet të përdorin një aplikacion për të rezervuar një takim me zyrtarë amerikanë ose të kërkojnë fillimisht azil që nga një vend tjetër para se të mëbrrijnë në kufijtë amerikanë. Nëse ata nuk veprojnë kështu, do ta kenë të pamundur të futen në kufi.
Masa që u propozua të martën është një nga më të ashprat të prezantuara nga presidenti Bajden për reduktmin e mmigracionit. Bajdeni erdhi në pushtet duke premtuar ndërmarrjen e një përqasjeje më njerëzore në lidhje me krizën kufitare se sa administrate e paraqrdhësit të tij. Rregullat e propozuara do të zbatohen vetëm për personat në moshë madhore dhe familjet, por jo për fëmijët e pashoqëruar. Propozimi, i cili u publikua nga departamenti i sigurisë kombëre dhe ai i drejtësisë, lejon që migrantët pa dokumente, që nuk plotësojnë kërkesat e parashikuara në të, të deportohen menjëherë. Nëse ai miratohet, do të hyjë në fuqi në datën 11 maj, atëherë kur skandon edhe dispozita e kohës së ish presidentit Tramp që parashikonte kthimin në Meksikë të emigrantëve. Kjo politikë, gjithnjë nëse miratohet, do të jetë në fuqi për dy vite, me mundësinë e shtyrjes.
Bashkimi Amerikan i Lirive civile tha se do të ngrinte padi në mënyrë që të mos lejonte që masa të hynte në fuqi. Organizata e krahasoi planin me veprimet e ndërmarra më parë nga ish presidenti Donald Tramp që u konsideruan jo kushtetuese në gjykata. Publiku ndërkohë ka 30 ditë kohë të japë komentet e tij për project propozimin.
Sipas të dhënave të fundit qeveritare, rreth 200 mijë migrantë pa dokumente përpiqen të hyjnë në SHBA çdo muaj.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



