Ish ministri i sigurisë së Meksikës fajtor për trafikim të lëndëve narkotike

Ish ministri i sigurisë së Meksikës, i cili dikur konsiderohej si arkitekt i luftës kundër narkotivëve, është dënuar nga një gjykatë amerikane për trafikim të lëndëve të tilla.
Genaro García Luna, u shpall fajtor për marrjen e miliona dollarve nga karteli Sinaloa, që është grupi më i madh kriminal i meksikës.
García Luna i cili u arrestua në shtetin e Teksasit në vitin 2019, pretendoi se ishte i pafajshëm.
54 – vjecari tashmë përballet me mundësinë e dënimit me burg përjetë.
Sipas departamentit amerikan të drejtësisë, dënimi minimal që ai mund të marrë është 20 vite burg.
Vendimi për shpalljen e tij fajtor erdhi pas një procesi gjyqësor që zgajti katër javë, në gjykatën e rrethit në Brooklyn të New York Jorkut. Prokurorët u shprehën se ish ministri i sigurisë, kishte pranuar valixhe me miliona dollarë nga karteli Sinaloa i Joaquín “El Chapo” Guzmánit. Garcia Luna, i cili u vendos në SHBA pasi u largua nga detyra, është edhe zyrtari i rangut më të lartë të Meksikës që është gjykyuar ndonjëherë në SHBA. Ramirez Cuevas, një zëdhënës i presidentit aktual të Meksikës Ndrés Manuel López Obrador, përshëndeti vendimin e gjykatës amerikane dhe shënjestroi ish presdientit Felipe Calderón, nën të cilin shërbey Garcia Luna. Drejtësia u vu në vend për ish shtetarin e Felipe Kalderon, krimet kundër popullit tonë nuk do të harrohen kurrë, u shpreh Cuevas në tuiter.
Ish ministri, besohet se ka ndarë informacione me kartelin Sinaloa për rivalët e këtij të fundit, dhe e njoftonte atë për operacionet e forcave të zbatimit të ligjit. Pretendimet për përfshirjen e tij me Sinaloan dolën fillimisht në pah gjatë gjyqit të Guzman, i cili është dënuar me burg përjetë plus 30 vite të tjera në 2019-ën.
/ rtsh.al /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




