Ursula von der Leyen në Ukrainë: Procesi i anëtarësimit është në rrugën e duhur

Botë | 4 vite më parë

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen ka ngeluar e impresionuar me shpejtësinë me të cilën Ukraina po përparon në përpjekjet e saj për t’u bashkuar me BE. Në një konferencë të përbashkët për shtyp me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky ajo tha se procesi i anëtarësimit të Ukrainës në BE është në rrugën e duhur.

“Procesi i anëtarësimit është në rrugën e duhur. Është mbresëlënëse të shohësh shpejtësinë, vendosmërinë, saktësinë me të cilën po ecni përpara”, tha von der Leyen

Gjatë fjalës së saj ajo tha se “BE-ja duhet të bëjë sa më shumë që të jetë e mundur për të siguruar që Ukraina të ketë më shumë biznes, më shumë të ardhura”.

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula Von der Leyen zhvillon sot vizitën e saj të tretë në Ukrainë që nga fillimi i luftës ruse.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme