Lufta në Ukrainë, Putin: Kina mbajti qëndrim të ekuilibruar

Presidenti rus Vladimir Putin falënderoi udhëheqësin kinez Xi Jinping për qëndrimin e tij “të ekuilibruar” ndaj krizës ukrainase ndërsa kritikoi politikat “e shëmtuara” të Uashingtonit në një takim që pasoi një pengesë të madhe për Moskën në fushën e betejës. Duke folur në fillim të bisedimeve me Xi në Uzbekistan, Putin tha se ishte i gatshëm të diskutonte “shqetësimet” e paspecifikuara të Kinës për Ukrainën.
“Ne e vlerësojmë shumë pozicionin e mirëbalancuar të miqve tanë kinezë në lidhje me krizën ukrainase. Ne i kuptojmë pyetjet dhe shqetësimet tuaja në këtë drejtim dhe sigurisht që do të ofrojmë një shpjegim të detajuar të qëndrimit tonë në lidhje me këtë çështje gjatë takimit, edhe pse tashmë kemi folur për këtë më herët”, tha Putin.
Të dy u takuan në periferi të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait me tetë vende që përfshin Indinë, Pakistanin dhe katër vende ish-sovjetike në Azinë Qendrore. Aleanca e sigurisë u krijua si një kundërpeshë ndaj ndikimit të SHBA.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




