Funerali i Elizabeth II/ Pallati Mbretëror ftesë vetëm për Biden dhe Zonjën e parë, pa delegacion

Presidenti i SHBA Joe Biden nuk do të udhëtojë me delegacion në funeralin e Mbretëreshës Elizabeth II. Lajmi është bërë me dije nga një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë i cili ka deklaruar për CNN se Buckingham Palace nuk e ftoi Presidentin Biden të mblidhte një delegacion për të marrë pjesë në funeralin e Mbretëreshës Elizabeth II më 19 shtator, por në vend të kësaj bëri një ftesë specifike vetëm për Presidentin dhe zonjën e parë. Shtëpia e Bardhë njoftoi më 11 shtator se Biden e kishte pranuar zyrtarisht ftesën dhe do të shoqërohej nga zonja e parë.
Funeralet e mëparshme shtetërore, si ai për ish-presidentin e Afrikës së Jugut Nelson Mandela, i kanë lejuar presidentit në detyrë të sjellin një delegacion zyrtarësh në këtë ngjarje.
Arkivoli i mbretëreshës mbërriti më 11 shtator në Pallatin e Holyroodhouse në Edinburg, pas një udhëtimi gjashtë orësh nga Kalaja Balmoral në kryeqytetin skocez. Monarkja më jetëgjatë e Britanisë ndërroi jetë më 8 shtator në moshën 96-vjeçare në pronën e saj në fshatin skocez në Balmoral.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




