Rusia ndërpret energjinë në Ukrainën lindore, Zelensky: Po kryen akte terroriste, synon infrastrukturën civile

Presidenti Volodymyr Zelensky ka akuzuar Rusinë se po privon njerëzit nga drita duke shkaktuar ndërprerje të energjisë në të gjithë Ukrainën lindore në shenjë hakmarrjeje për kundërofensivën ukrainase.
Ndërprerjet kanë prekur miliona njerëz në rajonet lindore të Kharkiv dhe Donetsk. Kryebashkiaku i Kharkiv, Ihor Terekhov tha se sulmet ruse ndaj infrastrukturës civile lanë pjesën më të madhe të qytetit të tij pa energji dhe ujë të shtunën në mbrëmje. Ai e quajti atë një përpjekje të poshtër dhe cinike për hakmarrje për sukseset e fundit të ushtrisë ukrainase.
Guvernatori i rajonit fqinj Sumy tha se mbi 130 vendbanime vetëm në një rreth ishin pa energji elektrike. Probleme të ngjashme janë raportuar në rajonet Dnipropetrovsk dhe Poltava. Në një postim në mediat sociale pas ndërprerjeve të energjisë, Presidenti Zelensky akuzoi Rusinë për kryerjen e “akteve terroriste” duke synuar infrastrukturën civile.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




