Vdekja e Mbretëreshës Elizabeth II, pema e familjes mbretërore dhe linja e trashëgimisë

Mbretëresha Elizabeth II ishte monarkja më jetëgjatë në historinë britanike. Ajo kishte katër fëmijë, tetë nipër e mbesa dhe 12 stërnipër. Ajo vdiq më 8 shtator pas 70 vjetësh në fron dhe pasohet nga djali i saj i madh, Charles.
Por cila është linja e trashëgimisë së familjes mbretwrore?

Princi William është djali i madh i mbretit të tanishëm Charles III dhe Dianës, Princeshës së Uellsit, dhe tani është i pari në radhën e fronit. Si trashëgimtar i fronit, detyrat e tij kryesore janë të mbështesë Mbretin në angazhimet e tij mbretërore. Princi George është i dyti në radhën e fronit , pas babait të tij.
Charlotte është e treta në radhën e fronit, pas babait dhe vëllait të saj më të madh, dhe njihet si Lartësia e Saj Mbretërore Princesha Charlotte e Cornwall dhe Kembrixhit. Djali i vogël i William, Louis Arthur Charles, është i katërti në radhën e fronit.
Pas tij në radhë vjen Princi Harry, për t’u ndjekur më pas nga i biri, Archie Harrison Mountbatten-Windsor, i cili pasohet nga motra e tij më e vogël, Lilibet Diana Mountbatten-Windsor, e shtata në radhë për të marrë fronin./ BBC
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




