Ndarja nga jeta e Mbretëreshës Elizabeth, mbreti i ri Charles reagon me një deklaratë

Botë | 4 vite më parë

Mbreti i ri i Anglisë, Charles, ka reaguar me një deklaratë pas ndarjes nga jeta të nënës së tij, Mbretëreshës Elizabeth II.

“Vdekja e Nënës sime të dashur, Madhërisë së Saj Mbretëreshës, është një moment i trishtimit më të madh për mua dhe të gjithë anëtarët e familjes sime. Ne vajtojmë thellësisht vdekjen e një sovrani të dashur dhe një nëne shumë të dashur. Unë e di se humbja e saj do të ndihet thellësisht në të gjithë vendin, mbretëritë dhe Commonwealth dhe nga njerëz të panumërt në mbarë botën”, thuhej në deklaratë.

Mbretëresha Elizabeth II, monarkja më jetëgjatë e Mbretërisë së Bashkuar, ka vdekur në moshën 96-vjeçare. Ajo u nda nga jeta paqësisht në Kështjellën Balmoral të enjten. Kurora i kalon menjëherë djalit të saj dhe trashëgimtarit Charles, i cili tani është Mbret./ BBC

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme