“Ura e Londrës është rrëzuar”, kodi që do të lajmërojë ndarjen nga jeta të Mbretëreshës Elizabeth! Si trashëgohet froni

Botë | 4 vite më parë

Planet për atë që do të ndodhte në rast të vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth kanë qenë në fuqi për shumë kohë, datojnë që nga vitet 1960. Ndarja nga jeta e Mbretëreshës do të lajmërohet nëpërmjet kodit “Ura e Londrës është rrëzuar”.

Në vitin 1952, kur babai i Elizabeth, George VI, vdiq, lajmi për vdekjen e tij u transmetua me emrin e koduar ‘Hyde Park Corner’, me synimin për të mbajtur të fshehtë ngjarjen.

Për Elizabeth II, kodi “Ura e Londrës ka rënë” u zgjodh për të informuar kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar.

Mjeku i Mbretëreshës, Sir Hugh Thomas do të mbikëqyrë orët e fundit, gjatë të cilave ajo ka të ngjarë të vizitohet nga familja dhe miqtë e ngushtë. Ai do të kontrollojë hyrjen në dhomë dhe do të vendosë se çfarë informacioni do të bëhet publik dhe cilat detaje do të mbeten private.

Përveç anëtarëve të afërt të familjes mbretërore, lajmin për vdekjen e Mbretëreshës do ta shpallë sekretari i saj personal, Sir Christopher Geidt. Ai është një ish-diplomat i cili u shpall kalorës për herë të dytë në vitin 2014, pjesërisht për rolin e tij në organizimin e trashëgimisë së Elizabeth II. Ndër detyrat e tij është të informojë kryeministren, Liz Truss.

A do të bëhet mbret Princi Charles kur Mbretëresha të vdesë?

Princi i Uellsit do të bëhet Mbret pas vdekjes së Mbretëreshës dhe do t’i drejtohet kombit në mbrëmjen e vdekjes së saj. Ndërkohë, dukesha e Cornwall do të bëhet mbretëresha Camilla.

Nëse Princi Charles zgjedh të mbajë emrin e tij (mbretërit mund të zgjedhin një tjetër kur të ngjiten në fron) ai do të njihet si Mbreti Charles III. Besohet se Princi William, Duka i Kembrixhit, do të bëhet më pas Princi i Uellsit/ CNN.gr

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme