Frika për shëndetin e Mbretëreshës Elizabeth, e gjithë familja mbretërore pranë saj! Qindra qytetarë jashtë Pallatit Buckingham

Botë | 4 vite më parë

Sytë e gjithë botës janë përqendruar prej disa orësh në Pallatin Balmoral në Skoci, ku është mbledhur familja mbretërore, për të qenë në krah të mbretëreshës Elizabeth, pas lajmit se mjekët janë të shqetësuar për gjendjen e saj shëndetësore, duke rekomanduar që ajo të vendoset nën mbikëqyrjen mjekësore.

Të katër fëmijët e Mbretëreshës dhe Princi Ëilliam janë tani në Skoci për të qenë me të, teksa Princi Harry ende nuk ka mbërritur.

Ndërkohë qindra qytetarë janë mbledhur nën shi jashtë Pallatit Buckingham në Londër, duke pritur me ankth lajmet mbi shëndetin e Mbretëreshës./ BBC

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme