Antony Blinken vizitë të paparalajmëruar në Ukrainë, takohet me zyrtarët e lartë

Botë | 4 vite më parë

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken ka bërë një vizitë të paparalajmëruar në Ukrainë. Ky udhëtim i Blinken vjen pasi Ukraina ka nisur një kundërofensivë që synon të rikuperojë zonat e pushtuara ruse në jug të vendit.

Blinken do të takohet me zyrtarët ukrainas. Po ashtu, ky udhëtim i Sekretarit amerikan të Shtetit përkon me një takim të Grupit të Kontaktit të Mbrojtjes së Ukrainës, të organizuar nga Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Lloyd Austin në bazën ajrore Ramstein në Gjermani.

Krerë të shumtë shtetesh kanë shkuar në Ukrainë për t’u takuar me Presidentin Volodymyr Zelensky. Ndërsa Presidenti i SHBA Joe Biden ende nuk ka udhëtuar për në Ukrainë, ndonëse ka zhvilluar biseda telefonike me Zelenskyn javët e fundit.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme