Mbetëresha Elizabeth probleme me shëndetin, mbahet nën mbikëqyrje nga mjekët

Gjendja shëndetësore e Mbretëreshën Elizabeth është rënduar. Buckingham Palace, raporton BBC ka njoftuar se Mbretëresha është nën mbikëqyrjen mjekësore pas problemeve që ka shfaqur me shëndetin.
Mjekët kanë vendosur ta mbajnë nën mbikëqyrje mbretëreshën Elizabeth, e cila për shkak të shëndetit do i duhet të shmangë daljet publike.
“Pas vlerësimit të mëtejshëm këtë mëngjes, mjekët e Mbretëreshës janë të shqetësuar për shëndetin e Madhërisë së Saj dhe kanë rekomanduar që ajo të mbetet nën mbikëqyrjen mjekësore”, njoftoi Pallati Mbretëror.
Më 6 shtator mbretëresha Elizabeth “bekoi” Kryeministren e re të Mbretërisë së Bashkuar Liz Truss. Takimi mes Truss dhe Mbretëreshës u zhvillua në Balmoral.
Gjendja shëndetësore e Mbretëreshës Elizabeth gjatë muajve të fundit nuk ka qenë e mirë. Më 8 gusht monarkja 96-vjeçare anuloi pjesëmarrjen në Kalanë Balmoral.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




