Presidenti Vuçiç takon sot komandantin e Gardës Kombëtare të Ohajos

Botë | 4 vite më parë

Presidenti i Republikës Aleksandër Vuçiç do të takohet sot (8 shtator) me komandantin e Gardës Kombëtare të Ohajos, gjeneralmajor John Harris.

Takimi do të mbahet në ndërtesën e Sekretariatit të Përgjithshëm të Presidentit të Republikës, pas së cilës Vuçiç do t’i dorëzojë gjeneralmajor Harris “Urdhrin e flamurit serb të shkallës së dytë” për merita të veçanta në zhvillimin dhe forcimin e bashkëpunimit dhe marrëdhënieve miqësore ndërmjet Serbisë dhe SHBA.

Sipas Tanjug, pas takimit dhe dorëzimit të “Urdhrit” është planifikuar një konferencë e përbashkët për shtyp e presidentit Vuçiç dhe gjeneralmajor Harris.

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme