Zbulohet se si shërbimi i sigurisë ruse rekruton aktivistët e rinj për t’i kthyer në informatorë

Botë | 4 vite më parë

Mikhail Sokolov ka hedhur dritë mbi mënyrën si shërbimi sekret rus rekruton aktivistët e rinj për t’i kthyer më pas në informator. Ai ishte një “student i rregullt 19-vjeçar” në vitin 2016, kur u përfshi për herë të parë në aktivizmin politik, duke iu bashkuar Partisë Komuniste Ruse, në thelb një grup opozitar i sanksionuar nga Kremlini në Rusinë moderne. Në një deklaratë për CNN, ai thotë se ka spiunuar kolegët e tij për Moskën për vite me radhë, ndërsa aktualisht po kërkon azil në Holandë.

Më tej ai ka rrëfyer se si u rekrutua për të spiunuar ndaj grupeve opozitare që iu bashkua dhe pse doli jashtë.

“Nëse u besojmë fjalëve të tyre, ata vërtet mendojnë se CIA po përpiqet të lehtësojë një revolucion në Rusi dhe se Navalny është një agjent i CIA-s. Ata vendosin sasi të mëdha burimesh dhe përpjekjesh për të mos lejuar që revolucioni të ndodhë në Rusi. Ata po kërkojnë një armik të huaj” tha Sokolov për FSB-në, shërbimi që zëvendësoi KGB-në kur ra Bashkimi Sovjetik.

Por ndërsa ai ishte i angazhuar në aktivizëm, ai iu shmang edhe shërbimit të detyrueshëm ushtarak dhe Sokolov thotë se kjo ishte mënyra se si FSB-ja e kishte në shënjestër atë.

“Më thirrën për një takim me kreun e zyrës së regjistrimit ushtarak ku më takoi një oficer i FSB-së. Oficeri tha se më kishin ndjekur prej disa kohësh dhe më dha një zgjedhje: të pranoja të bashkëpunoja ose të shkoja në burg për dy vjet“, tha ai.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme