Trump: Biden, një armik i shtetit! Bastisja e shtëpisë sime, abuzim tronditës

Botë | 4 vite më parë

Donald Trump e konsideron presidentin amerikan Joe Biden një “armik të shtetit”. Duke folur me mijëra mbështetës në Wilkes-Barre, Pensilvani, ish-presidenti akuzoi Biden se kishte armatosur FBI-në kundër tij.

“Bastisja ishte një nga abuzimet më tronditëse të pushtetit nga çdo administratë në historinë amerikane“, tha Trump.

Ish-presidenti është aktualisht i përfshirë në çështje ligjore me autoritetet federale për disa dokumente të klasifikuara që FBI kapi muajin e kaluar.

Sipas Autoritetet qeveritare, Trump mori dhe ruajti dokumentet e Shtëpisë së Bardhë në mënyrë të pahijshme, duke përfshirë disa të shënuara “tepër sekrete”, në shtëpinë e tij në Florida në resortin Mar-a-Lago.

Lista zbulon gjithashtu se disa dokumente të shënuara si “sekret” dhe “tepër sekret”, janë gjetur në zyrën e Trump. Ish- presidenti, i cili po hetohet për abuzim me të dhënat e klasifikuara, mohon keqbërjen. Ndër sendet e gjetura pas kontrollit të paprecedentë të 8 gushtit në Mar-a-Lago ishin: 

3- dokumente të shënuara si “konfidenciale”

17- dokumente të shënuara “sekret”

7- dokumente të shënuara “top sekret”

43- dosje bosh me banderola “të klasifikuara”

28- dosje bosh me etiketën “Kthimi te sekretari i stafit/ndihmës ushtarak”

Pas largimit nga detyra, presidentët amerikanë duhet t’i transferojnë të gjitha dokumentet dhe e-mailet e tyre në Arkivin Kombëtar. Departamenti i drejtësisë po shqyrton nëse Trump i ka trajtuar në mënyrë të kokorrekte të dhënat, duke i çuar ato nga Shtëpia e Bardhë në pronën e tij në Mar-a-Lago. pasi ai u largua nga detyra në janar 2021.

Prokurorët federalë tani thonë se ai mund të ketë penguar hetimin për posedimin e dokumenteve.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme